temp image 90 temp image 90

Sfidat dhe Prioritetet në Arsimin Parauniversitar në Kosovë

- Advertisement -

Komisioni për Arsim dhe Shkencë organizoi një diskutim mbi “Sfidat dhe prioritetet në Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës”, ku u trajtuan problemet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi arsimor në vend.

Kryetari i Komisionit, Enver Hoxhaj, theksoi se deri tani nuk ka pasur një debat të mirëfilltë për strategjinë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ai përmendi si çështje të rëndësishme vlerësimin e nxënësve, rezultatet e PISA-s, tekstet shkollore dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës.

Hoxhaj nënvizoi se cilësia e arsimit varet shumë nga përgatitja dhe angazhimi i mësimdhënësve në klasa. “E di që nuk ka pasur ndonjë debat të mirëfilltë se çfarë ka ndodhur me strategjinë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, se cila do të duhej të ishte, dhe ka një debat të gjerë për vlerësimin e nxënësve.

Shumica e anëtarëve të këtij komisioni – që unë jam shumë i nderuar – janë pjesë e fushës së arsimit.

Madje, dua të theksoj se i kemi edhe dy ish-ministra të tjerë të arsimit pjesë e kësaj fushe, drejtorë të drejtorive komunale në të kaluarën, dhe intelektualë që e njohin nga brenda fushën e arsimit.

Por, ne e dimë që ajo se çfarë ndodh në shkollat tona varet shumë nga sa është i zoti mësuesi në klasë, sa është i përgatitur mësimdhënësi, sa është i paguar mësuesi, dhe çfarë ndodh në procesin mësimor.

Debati i gjerë është çështja e PISA-s dhe rezultatet e saj, e cila, jo pse është vlerësim i jashtëm ndërkombëtar, por e shpërfaq në mënyrë serioze dobësitë e fushës së arsimit.

Po ashtu, çështja e teksteve shkollore është një temë permanente, nga fillimi deri te tema e lidhjes së arsimit me tregun e punës, dhe se sa shkolla përgatisin të rinjtë për tregun e punës”, tha Hoxhaj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -