temp image 83 temp image 83 scaled

Al-Hilal ofron 55 milionë euro për Bruno Fernandes: Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij?

- Advertisement -

Al-Hilal është duke përgatitur një ofertë prej 55 milionë eurosh për kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, me qëllimin për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, gjiganti saudit është i gatshëm të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e mesfushorit portugez, pasi vitin e kaluar kishte dështuar ta bindte atë.

Fernandes kishte refuzuar një ofertë shumë të majme nga Arabia Saudite, duke shpjeguar se dëshironte të vazhdonte të garonte në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Megjithatë, më vonë ai kishte shprehur zhgënjim nga qëndrimi i drejtuesve të Manchester Unitedit, pasi kishte krijuar përshtypjen se klubi do ta lejonte të largohej. “Më dhemb pak”, kishte thënë portugezi, duke iu referuar mënyrës se si klubi e kishte trajtuar situatën e tij.

Ndërkohë, Al-Hilal nuk është klubi i vetëm që po e monitoron situatën e 32-vjeçarit, pasi edhe Milani raportohet se ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Fernandes së fundmi ka zhvilluar një bisedë me trajnerin Michael Carrick, në përpjekje për të sqaruar raportet mes tyre dhe për të diskutuar situatën në klub.

- Advertisement -