Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, duhet t’i japë më shumë minuta sulmuesit Edon Zhegrova, sipas raportimeve nga mediat italiane dhe evropiane.
Ylli i Kosovës sërish u bë protagonisti te “Zonja e Vjetër”, duke asistuar në fitoren 2-0 ndaj Napolit.
Me inkuadrimin e tij në fushë, Zhegrova ushtroi presion mbi “Napolitanët”, duke tentuar vazhdimisht driblime dhe harkime, dhe duke provuar dy herë të shënonte nga distanca.
Një statistikë interesante është se brenda vetëm tre minutave, Zhegrova kishte më shumë goditje sesa dy qendërsulmuesit Kolo Muani dhe Nick Woltmade gjatë tërë sfidës.
Mediat më të mëdha në Evropë, si “Goal”, “Tuttomercatoweb” dhe “Corriere Della Sera”, i kanë dërguar një mesazh Spallettit se Zhegrova meriton më shumë minuta. “Nga një aksion i tij lindi goli për 1-0.
U fut në lojë dhe i dha gjallëri skuadrës.
Padyshim meriton më shumë hapësirë”, shkroi “Tuttomercatoweb”. “Freskia dhe energjia e re që bën diferencën”, shtoi “Corriere Della Sera”.
Ndërsa, “Goal” theksoi se Zhegrova i shtoi probleme skuadrës mysafire.




