Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, po paraqet raportin e tij në Komisionin për Integrim Evropian.
Gjatë këtij raportimi, Zulfaj është pyetur nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në lidhje me Kodin Civil dhe numrin e votave që Vetëvendosja ka për këtë ligj.
Më saktësisht, Time Kadrijaj e pyeti Zulfajn nëse kanë votat e nevojshme për të kaluar këtë ligj që pritet të vijë shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës. “Kodi Civil është përgjegjësi e Kuvendit që ta kalojë, unë shpresoj të ketë konsensus shoqëror në lidhje me vlerat që janë të përfaqësuara në Kodin Civil e të cilat po besoj që i ndajnë shumica e deputetëve, ashtu që Kodi pastaj të jetë si e dalur e Kuvendit me një legjitimitet dhe një konsensus të gjerë shoqëror”, deklaroi Zulfaj.
Ai theksoi se reformat nuk bllokohen dhe shpreson të kemi unitet dhe konsensus në reformat, jo vetëm në fjalë, por edhe në praktikë. “Koha e humbur, besoj se nuk duhet të qajmë për atë kohë, por të shfrytëzojmë atë që kemi në dispozicion.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




