Festa e Halloween-it ka shkaktuar shqetësime në Gjermani dhe Zvicër, pasi disa fëmijë kanë gjetur objekte metalike të rrezikshme në ëmbëlsirat që kanë mbledhur gjatë festës.
Në disa raste janë hasur gjilpëra metalike dhe magnetë, ndërsa një baba në Zvicër ka raportuar se vajza e tij kishte gjetur një vidë brenda një karameleje.
Sipas mediumit zviceran Blick, policia në Wintzingerode të Gjermanisë ka nisur hetimet pas zbulimit të gjilpërave metalike në disa ëmbëlsira të Halloween-it.




