Gjermania po kalon një javë tipike të vjeshtës, me temperatura të ulëta, mjegull, ngrica gjatë natës dhe disa intervale me diell.
Sipas parashikimeve të publikuara, ditët e ardhshme do të karakterizohen nga një mot i ndryshueshëm, ndërsa në disa rajone temperaturat pritet të zbresin nën zero.
Meteorologët parashikojnë që fillimi i javës do të jetë kryesisht i vranët, veçanërisht në veriperëndim të vendit, ku priten edhe reshje të lehta shiu.




