temp image 75 temp image 75 scaled

Shpërthim në Kolumbi: Katër të vdekur, përfshirë një foshnjë

- Advertisement -

Një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu të dielën në Kolumbinë perëndimore, duke lënë të vdekur katër persona, përfshirë një foshnjë dy muajshe, bënë të ditur zyrtarët vendas.

Sulmi me bombë ndodhi pranë një baze ushtarake në qytezën Planadas.

Autoritetet njoftuan se shpërthimi dëmtoi një spital dhe disa shtëpi. “Me hidhërim të thellë, njoftoj se sulmi në Planadas ka shkaktuar, sipas të dhënave paraprake, vdekjen e katër personave, mes të cilëve edhe një foshnjë vajzë vetëm dy muajshe”, shkroi në platformën X guvernatorja e Tolimës, Adriana Magali Matiz.

Pamjet nga vendngjarja shfaqnin një grua duke bërtitur, ndërsa një burrë nxirrte një trup të vogël nga rrënojat.

Kryetari i bashkisë së Planadas, Juan Camilo Hueje, deklaroi për një stacion radiofonik vendas se disa persona të plagosur në sulm janë dërguar në një shkollë të zonës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende se kush mban përgjegjësi për shpërthimin. “Ajo që ndodhi sonte në Planadas është tejet e rëndë.

Një akt i poshtër dhe kriminal, të cilin e dënojmë me vendosmëri të plotë”, shkroi guvernatorja Matiz në X.

- Advertisement -