Me rastin e 37-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Prishtinë do të organizohen aktivitete përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e tyre.
Aktivitetet do të fillojnë në orën 12:00 me homazhe te varret e heronjve, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, Prishtinë.
Ndërsa në orën 13:00, homazhet do të vazhdojnë në vendin e rënies së tyre, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Këto aktivitete organizohen për të shprehur nderimin dhe përkujtimin ndaj veprës dhe sakrificës së Afrim Zitisë dhe Fahri Fazliut.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




