Në vetëm nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1,074 raste të shkurorëzimeve.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve ka pasur variacione nga muaji në muaj.
Në janar janë regjistruar 88 raste, ndërsa në shkurt ky numër është rritur në 135.
Në mars, numri i shkurorëzimeve ka qenë 111, duke vazhduar kështu edhe në prill, ndërsa në maj janë regjistruar 117 raste.
Gjatë qershorit, numri ka arritur në 114.
Korriku ka shënuar numrin më të lartë të shkurorëzimeve me 168 raste, pasuar nga gushti me 97 raste.
Në shtator, numri është rritur përsëri në 133.
Këto statistika tregojnë se korriku ishte muaji me më shumë shkurorëzime gjatë këtyre nëntë muajve, ndërsa janari kishte numrin më të ulët.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




