temp image 73 temp image 73

Raporti i Kryenegociatorit Zulfaj në Komisionin për Integrim Evropian: Rëndësia e Kodit Civil

- Advertisement -

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, është duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian.

Gjatë këtij raportimi, ai u pyet nga deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, rreth Kodit Civil dhe numrit të votave që Vetëvendosje ka për këtë ligj.

Time Kadriaj e pyeti Zulfaj nëse kanë votat e nevojshme për këtë ligj që pritet të vije së shpejti në Kuvendin e Kosovës. “Kodi Civil është përgjegjësi e kuvendit që ta kalojë, unë shpresojë që të ketë konsensus shoqërorë në lidhje me vlerat që janë të përfaqësuara në Kodin Civil, e të cilat po besoj që i ndajnë shumica e deputetëve ashtu që Kodi pastaj të jetë si e dalur e Kuvendit me një legjitimitet dhe një konsensus të gjerë shoqërorë”, deklaroi Zulfaj.

Ai theksoi se reformat nuk duhet të bllokohen dhe shpreson për unitet dhe konsensus në reforma, jo vetëm në mënyrë deklarative por edhe në praktikë. “Koha e humbur, se besoj se duhet të qajmë për atë kohë, por të shfrytëzojmë atë kohë që kemi në dispozicion.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -