BallinaSportAhmet Haliti: Rrugëtimi i një Ish-Futbollisti në Arenën e Trajnimit

Ahmet Haliti: Rrugëtimi i një Ish-Futbollisti në Arenën e Trajnimit

- Advertisement -

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani.

Ky episod është realizuar me mbështetje nga sponsorin zyrtar Exfis.

Haliti ka ndarë një histori interesante rreth presidentit të Bylisit, i cili ishte shumë i interesuar për transferimin e tij, si dhe mënyrën se si ai vendosi përfundimisht t’i bashkohet klubit shqiptar. “Presidenti i Bylisit kish qenë i fiksum edhe me mu edhe këtu ka qenë, arsyeja pse kam kalu ka qenë bali Hash (menaxheri Hashim Vitija)”.

Ish-futbollisti rrëfen periudhën kur u transferua në Shqipëri dhe thekson dallimin kryesor mes dy kampionateve në ato kohë. “Nuk e di, më ka parë duke luajtur diku dhe kishte thënë e du me çdo kusht, a po kupton? Është ndoshta unë në atë kohë isha te Prishtina, edhe bisedova me Prishtinën ata donin me vazhdu kontratën.” “E arrita një marrëveshje në fakt me Prishtinën, tash mbetën me u kry disa obligime ndaj meje.

Prit një javë, prit dy javë, a po kupton këndej më bojke presion edhe bali Hash për atje, por unë nuk doja me kalu, sepse pak kushtet veçse u rregulluan edhe këtu.” “Ndihesha mirë edhe në Prishtinë edhe më afër këtu.

- Advertisement -

Nuk desha me kalu shumë atje.

Po ashtu u prishëm me Prishtinën dhe pastaj ndoshta me cek faktin që kur e kam arritë marrëveshjen me Bylisin, kam qenë me një dasmë edhe bali Hash më shkruante non stop, është duke më bo presion, shumë presion po don gjithqysh, a po kupton?”. “Edhe tash na duke kërcy kemi qenë duke vallëzu, veç e kam shkru një mesazh okej rregullo edhe kështu ka ndodhë kalimi im”, ka rrëfyer mes tjerash Haliti.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments