Katër vite histori dhe spektakël, të mbushura me emocione të shumta, i hapën rrugën një kapitulli të ri televiziv.
Premiera e së premtes mbrëma shënoi nisjen madhështore të edicionit të pestë të spektaklit të njohur, Big Brother VIP Kosova.
Ishte Alaudin Hamiti ai që hapi siparin e këtij edicioni, ndërsa, si gjithmonë, në rolin e drejtueses, do të qëndrojë aktorja Jonida Vokshi.
Në kolltukun e opinionistëve, këtë edicion u ulën aktorja e njohur nga Shqipëria, Rudina Dembacaj, dhe gazetari dhe moderatori i njohur kosovar, Resul Sinani.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv
