Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbeten në anën e presidentit rus, Vladimir Putin, pasi Rusia po vepron si agresor në luftën ndaj Ukrainës.
Zelensky theksoi se SHBA-ja dhe presidenti i saj nuk duhet të japin mbështetje për një agresor, pavarësisht se për cilin shtet bëhet fjalë, duke nënvizuar se ato përfaqësojnë vlerat e demokracisë.
Ai kritikoi presidentin amerikan, Donald Trump, për mënyrën se si ka demonstruar marrëdhëniet e tij të mira me Putinin, duke paralajmëruar se kjo mund t’i krijojë presidentit rus përshtypjen se gjithçka po shkon mirë dhe se nuk po përballet me presion të mjaftueshëm. “Nuk e di se çfarë nuk shkon me Putinin.
A është krejtësisht i çmendur, gjysmë i çmendur apo 10 për qind i çmendur?” tha Zelensky.
Ai shprehu shpresën se Putini e kupton atë që po bën, duke theksuar se mungesa e sinjaleve të forta nga Uashingtoni mund ta bindë atë se veprimet e tij po japin rezultat.
Në fund, Zelensky nënvizoi se Ukraina ka nevojë për dënime më të shpeshta dhe më të qarta të agresionit rus.
