Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka ndarë ndjenjat e ankthit që e kanë shoqëruar përpara se të merrte Topin e Artë më herët këtë të hënë.
Kane triumfoi në garën për Topin e Artë 2026, duke e lënë pas Kylian Mbappen në vendin e dytë dhe Lamine Yamal, i cili përfundoi i treti.
Ylli anglez ka folur së fundmi për këtë arritje dhe ka shprehur ndjenja të përziera pas fitimit të çmimit më të madh individual në futboll. “Isha nervoz.
Vërtet.
Zemra më rrihte fort. Është shumë ndryshe nga stresi që ndjen para një ndeshjeje të madhe, ku e di që mund të ndikosh në rezultat duke luajtur mirë ose duke shënuar.
Atje, thjesht duhej të prisja momentin”, ka thënë fillimisht Kane. “Kur ai [Ronaldo Nazario] tha emrin tim, të gjitha emocionet erdhën menjëherë: lehtësim, lumturi… Nuk dija vërtet si të reagoja.
Isha plotësisht i tronditur.
Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë më parë.”
