Protesta e studentëve, pedagogëve dhe të rinjve vazhdon këtë të shtunë (31 tetor) në Tiranë, ku tubimi ka filluar para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Studentët kanë refuzuar ftesat për dialog nga kryeministri Edi Rama, duke insistuar se kërkesat e tyre duhet të plotësohen para se të fillojë çdo proces negociues.
Në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë ka ripërsëritur sot ftesën për dialog, duke dërguar përfaqësuesit e tij përpara godinës së Kryeministrisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
