Gjatë fundjavës, Kosova pritet të përballet me mot të vranët dhe reshje shiu, ku më intensitet priten reshjet e dielën, më 1 nëntor.
Sipas parashikimit meteorologjik të IHMK-së, të shtunën, më 31 tetor, moti do të karakterizohet nga vranësira dhe riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
