Këshilli Federal i Zvicrës ka nisur një konsultim për ndryshimet ligjore që kanë për qëllim rritjen e transparencës së tarifave për pagesat pa para të gatshme, përfshirë ato me Visa, Mastercard dhe TWINT.
Sipas propozimit, ofruesit e shërbimeve të pagesave do të jenë të detyruar t’i paraqesin veçmas tarifat që u ngarkohen tregtarëve, përfshirë tarifat ndërbankare dhe ato për përdorimin e sistemeve të pagesave.
Informacioni duhet të jetë i qartë para lidhjes së kontratës dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.
Kjo nismë synon veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat do të kenë mundësi t’i kuptojnë më mirë kostot dhe të krahasojnë ofertat e ofruesve të ndryshëm.
