Në Prishtinë, protestuesit kanë kërkuar shkarkimin dhe burgimin e togerit të Policisë së Kosovës, Faruk Muqolli, pas publikimit të një videoje që tregon komunikimin mes të ndjerës Arlinda Zekaj dhe tij.
Në këtë video, Zekaj po i kërkonte Muqollit të ndërmerrte veprime lidhur me rastin e saj, ndërsa ai i tha se “nuk e ka obligim të merret me të”.
Muqolli është një nga 11 zyrtarët policorë të suspenduar sot për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestat në Prishtinë vazhdojnë për të dytën ditë, me qytetarët që kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Protestuesit para Ministrisë së Drejtësisë po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e Donika Gërvallës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
