Protestuesit që kërkojnë llogaridhënie për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë protestuar edhe para Ministrisë së Drejtësisë.
Me arritjen pranë kësaj ministrie, ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla. “Pa dorëheqje nuk ka drejtësi”, ishte mbishkrimi i shkruar me ngjyrë të kuqe në dyert e hyrjes së Ministrisë së Drejtësisë.
Në protestë ishin të pranishëm edhe familjarët e Arlinda Zekajt, si shenjë reagimi ndaj vrasjes së saj.
Kjo protestë kombëtare është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
