BallinaPolitikUltimatumi i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist: Protesta për Arlinda Zekajn

Ultimatumi i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist: Protesta për Arlinda Zekajn

- Advertisement -

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka shpallur një ultimatum 24-orësh për institucionet e Kosovës, duke kërkuar hetime dhe shkarkimin e zyrtarëve që, sipas organizatës, kanë dështuar në mbrojtjen e Arlinda Zekajt.

Ky ultimatum do të publikohet gjatë protestës që do të mbahet sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Në thirrjen e publikuar, Kolektivi thekson se siguria dhe jeta e grave duhet të trajtohen si çështje urgjente kombëtare, ndërsa femicidi duhet të marrë vëmendjen dhe reagimin e duhur institucional. “Të revoltuar/a, ne i japim afat 24 orë institucioneve që të fillojnë me shkarkime e hetime të zyrtarëve që e kanë dërguar me duart e tyre Arlindën drejt vrasjes,” thuhet në thirrje.

Organizata gjithashtu njofton se përfaqësuesit e partive politike parlamentare nuk janë të mirëpritur në protestë.

Sipas Kolektivit, kjo ndalesë lidhet me përpjekjet e partive për shfrytëzimin politik të vrasjeve të grave. “Revolta është e jona, dhe është e drejtuar kundër krejt juve.

- Advertisement -

Nga ju lypet veprim, jo zaptim i zërit tonë popullor,” theksohet në reagim.

Kolektivi i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të vazhdojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Protesta do të niset në orën 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ku organizatorët kanë paralajmëruar mobilizim edhe para institucioneve të vendit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments