BallinaPolitikVisar Mehmeti: Shqiptarët mund të jenë pjesë e qeverisë së re në...

Visar Mehmeti: Shqiptarët mund të jenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur në Parlamentin e Serbisë, Visar Mehmeti, ka shprehur mundësinë që përfaqësuesit shqiptarë të bëhen pjesë e qeverisë së re, nëse arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët me Listën Studentore.

Në një prononcim për Klan Kosova, Mehmeti theksoi se rezultati prej dy ulësesh në parlament është i kënaqshëm, edhe pse synimi i tyre ishte që të siguronin tri mandate.

Ai theksoi se ulësja e tretë ishte shumë afër, por nuk arritën ta fitojnë.

Mehmeti theksoi se ende nuk dihet nëse do të jenë pjesë e opozitës ose e qeverisjes së re.

Megjithatë, ai pret që pas certifikimit të rezultateve, fituesit t’i ftojnë në bisedime. “Presim që të kemi padyshim bisedime, të ulemi, ta shpalosim platformën tonë dhe të shohim, ndoshta sado pak e gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe mund të jemi pjesë e qeverisë.

- Advertisement -

Mirëpo, deri tani nuk ka asgjë konkrete”, u shpreh Mehmeti.

Ai e cilësoi arritje sigurimin e dy mandateve, duke marrë parasysh klimën politike në Serbi, ndërsa theksoi se vendimi për përfshirjen në qeverisje do të varet nga bisedimet dhe mundësia e gjetjes së pikave të përbashkëta me subjektin fitues.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments