BallinaPolitikRrahman Rama: Situata e Sigurisë në Kosovë është Stabile, Por Kërcënimet nga...

Rrahman Rama: Situata e Sigurisë në Kosovë është Stabile, Por Kërcënimet nga Serbia Janë Të Pranishme

- Advertisement -

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, megjithatë ka shprehur shqetësimin e tij për kërcënimet e vazhdueshme që vijnë nga Serbia, si dhe për luftën hibride që ndodh në rajon.

Këto komente Rama i bëri pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, para Komisionit.

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e sigurimit në Kosovë, rajon dhe më gjerë, duke përfshirë kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike. “U informuam për situatën e sigurisë, sidomos kërcënimet që mund të vijnë edhe që janë permanente nga ana e Serbisë, që realisht gjithë jemi të shqetësuar me këtë çështjen e luftës hibride që po ndodhin, jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion dhe më gjerë, dhe diskutuam edhe morëm informacione për situatën e sigurisë edhe këtu, por edhe më gjerë, në nivelin, po mendoj në nivelin rajonal, por edhe global,” ka thënë Rama.

Deputeti i PDK-së ka bërë të ditur se anëtarët e Komisionit kanë parashtruar pyetje dhe kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur AKI-në në përmbushjen e detyrave të saj. “Bëmë disa pyetje, domethënë që janë legjitime, që ne shprehëm gatishmërinë që edhe drejtori dhe agjensioni tonë t’i shprehëm përkrahje dhe çdo nevojë dhe çdo mundësi që e kemi që të jemi sa më të sigurt edhe si vend, por edhe ta ketë përkrahjen tonë, jo në diçka nga gjë,” tha ai.

Rama ka vlerësuar se, pavarësisht kërcënimeve hibride dhe sulmeve kibernetike, situata e sigurisë në vend mbetet stabile. “Po vlerësimet që janë përveç këtyre luftës hibride, sulmet kibernetike, domethënë llogaritet që situata në Kosovë është stabile, sa i përket sigurisë.

- Advertisement -

Po, realisht edhe në pjesën veriore sundon ligji, rendi dhe jemi në rrugë, nuk kemi ndonjë shqetësim të jashtëzakonshëm,” shtoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments