BallinaShowbizDemi Lovato përfundon në spital për një reaksion alergjik, por është mirë

Demi Lovato përfundon në spital për një reaksion alergjik, por është mirë

- Advertisement -

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, ka përfunduar në spital pas një reaksioni të mundshëm alergjik ndaj ushqimit, por ka siguruar fansat se është mirë.

Sipas TMZ, ajo është kontrolluar nga mjekët dhe është liruar për t’u kthyer në shtëpi pak kohë pas mbërritjes në spital.

Lovato, 34 vjeçe, publikoi të hënën në mbrëmje një fotografi në InstaStory, ku shihej me një infuzion në dorë dhe me byzylykun e spitalit.

Krahas imazhit, ajo shkroi: “Pra, tani jam ose alergjike ndaj frutit të pasionit, ose ndaj sushit”.

Më vonë, këngëtarja e fshiu postimin.

- Advertisement -

Pasi fansat shprehën shqetësimin për gjendjen e saj, ajo publikoi një tjetër InstaStory, përmes së cilës i qetësoi me mesazhin: “Jam mirë”.

TMZ, duke iu referuar burimeve të njohura me rastin, raportoi se këngëtarja u kontrollua dhe u lirua nga spitali pak pas mbërritjes.

Ajo nuk pati nevojë të qëndronte gjatë natës, ndërsa simptomat iu larguan relativisht shpejt.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments