Rinesa Qeriqi, e njohur nga publiku si Rinesancë, që ndërroi jetë para pak ditësh nga tumori, pritet të kthehet në Kosovë.
Procedurat për riatdhesimin e saj janë ende në zhvillim.
Familja ka bërë të ditur se deri tani nuk është caktuar data se kur trupi i saj do të arrijë në vendlindje.
Motra e Rinesës e shpërndau këtë informacion në Facebook, duke ndarë lajmet me familjarët, të afërmit dhe miqtë.
Në këtë postim, familja Qeriqi shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë në homazhet e organizuara për Rinesën në Waterloo.
Familjarët theksuan se, për shkak të procedurave që vazhdojnë, nuk mund të konfirmojnë një datë të saktë për kthimin e saj në Kosovë.
Po ashtu, ata njoftuan se detajet për ceremoninë e varrimit dhe homazhet që do të mbahen në Prishtinë do të shpallen me kohë, sapo të ketë informacione të konfirmuara.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
