BallinaSportRikthimi i Vushtrrisë në Fushë Pas Bojkotit - Një Marrëveshje për Stabilitet

Rikthimi i Vushtrrisë në Fushë Pas Bojkotit – Një Marrëveshje për Stabilitet

- Advertisement -

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin, si shenjë pakënaqësie për situatën e krijuar në klub, për shkak të pagave të papaguara.

Lajmi është konfirmuar nga grupi i tifozëve të Vushtrrisë, “Forca”, e cila ka njoftuar se pas disa takimeve ndërmjet tifozëve, lojtarëve dhe kryesisë së klubit është arritur një marrëveshje për tejkalimin e situatës.

Përmes një komunikate, “Forca” ka vlerësuar se marrëveshja është një hap pozitiv, por ka kërkuar që zotimet e dhëna të respektohen nga të gjitha palët dhe të mos mbesin vetëm në nivel fjalësh.

Tifozët kanë theksuar se lojtarët duhet të kenë siguri, kushte të dinjitetshme dhe respekt për punën e tyre, ndërsa klubi duhet të funksionojë me përgjegjësi, transparencë dhe seriozitet. “FC Vushtrria është më shumë se një klub futbolli – është krenaria e qytetit tonë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e grupit të tifozëve.

Rikthimi në fushë vjen në një moment të vështirë për Vushtrrinë, e cila renditet në pozitën e fundit në Superligën e Kosovës, me vetëm tri pikë të grumbulluara.

- Advertisement -

Përveç rezultateve të dobëta, skuadra po përballet edhe me vështirësi për shkak të rinovimit të stadiumit të qytetit, si pasojë e të cilit ndeshjet si vendase po i zhvillon jashtë Vushtrrisë.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments