Trajneri İsmail Kartal ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te Fenerbahçe, një lajm i konfirmuar nga klubi turk përmes një komunikate zyrtare.
Sipas njoftimit, Kartal e ka informuar menaxhmentin për vendimin e tij për t’u larguar nga detyra.
Pas bisedave mes palëve, vendimi është pranuar me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.
Fenerbahçe e ka falënderuar trajnerin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë kohës së tij në klub. “E falënderojmë İsmail Kartalin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj Fenerbahçes.
I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në komunikatën e klubit.
Klubi nga Stambolli nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e dorëheqjes apo me emrin e trajnerit që mund ta pasojë Kartalin në krye të skuadrës.
