BallinaShowbizReagimi i Kushtrim Kelanit ndaj tragjedisë në Pejë: Ndal publikimi i këngës...

Reagimi i Kushtrim Kelanit ndaj tragjedisë në Pejë: Ndal publikimi i këngës ‘Sa e bukur’

- Advertisement -

Ngjarja tragjike në Pejë, ku humbi jetën Arlinda Zekaj, ka shkaktuar një valë reagimesh në shoqëri, përfshirë këtu edhe emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Një prej tyre është këngëtari Kushtrim Kelani, i cili ka vendosur ta shtyjë publikimin e këngës së tij të re, me titull “Sa e bukur”, e cila ishte planifikuar të lansohej nesër (27 tetor).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka bërë të ditur se ky vendim vjen si një shenjë respekti ndaj ngjarjes tragjike, duke theksuar se në një moment të tillë, vëmendja duhet të përqendrohet tek drejtësia dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve. “Sa e bukur” nuk do të publikohet sipas planifikimit fillestar, dhe Kelani e ka shfrytëzuar këtë rast për të përcjellë një mesazh të fortë lidhur me sigurinë dhe të drejtën e çdo personi për të jetuar pa frikë.

Ai ka theksuar se askush nuk duhet ta humbasë jetën për shkak të kërkesës për mbrojtje, duke bërë thirrje që familja të jetë vendi ku mbizotërojnë dashuria dhe siguria, e jo frika dhe dhuna.

Përveç përgjegjësisë shoqërore, këngëtari ka vënë në pah edhe rolin e institucioneve, duke kërkuar që ato të reagojnë me kohë dhe që çdo kërkesë për mbrojtje të trajtohet me seriozitet, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përfundojnë në tragjedi.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments