BallinaPolitikReagimi i Ardian Gjinit pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mungesë llogaridhënjeje nga...

Reagimi i Ardian Gjinit pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mungesë llogaridhënjeje nga institucionet

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt, duke e kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet për mungesën e llogaridhënies.

Ai thekson se asnjë zyrtar i pushtetit nuk ka ofruar dorëheqje pas këtij ngjarjeje të rëndë.

Gjini e ka quajtur Kurtin “mashtrues të tmerrshëm”, duke e kritikuar për ligjëratën mbi funksionimin e shtetit dhe përgjegjësitë institucionale, gjashtë vjet pas ardhjes së tij në pushtet. “6 vjet pasi ka ardhur në pushtet, Kurti mbajti ligjëratë se si duhet të jetë shteti, e cilat duhet të jenë përgjegjësitë.

Mashtrues i tmerrshëm”, ka shkruar Gjini.

Ai ka theksuar se, gati 24 orë pas tragjedisë që tronditi vendin, askush nga pushteti nuk ka marrë përgjegjësi dhe nuk është ofruar asnjë dorëheqje, qoftë edhe për arsye të moralit institucional.

Sipas Gjinit, përfaqësuesit e pushtetit po sillen sikur të mos ishin vetë në qeverisje, duke ua bartur fajin të tjerëve dhe duke tentuar të ndërtojnë skenarë absurdë. “Ky është dështim me adresë të qartë”, ka theksuar ai.

Kryetari i Aleancës ka nënvizuar se asnjë rrethanë nuk mund ta legjitimojë krimin dhe se autori duhet të marrë dënimin maksimal, por ka insistuar se kjo nuk e përjashton përgjegjësinë e udhëheqësve shtetërorë dhe të institucioneve që dështuan ta mbrojnë jetën e një qytetareje. “Askush, në asnjë rrethanë, nuk e legjitimon krimin, dhe autori duhet të marrë dënimin më maksimal.

E kemi thënë të parët.

Por përgjegjësia mbetet tek udhëheqësit e shtetit dhe institucioneve”, ka shkruar Gjini.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments