BallinaBotaMasa të Reja për Uljen e Kostove të Kujdesit Shëndetësor në Zvicër

Masa të Reja për Uljen e Kostove të Kujdesit Shëndetësor në Zvicër

- Advertisement -

Siguruesit shëndetësorë, spitalet dhe autoritetet zvicerane kanë arritur një marrëveshje për gjashtë masa të reja që kanë për qëllim frenimin e kostove të kujdesit shëndetësor, të cilat pritet të zbatojnë deri në vitin 2027.

Vendimi u bë i ditur të hënën nga ministrja zvicerane e Shëndetësisë, Elisabeth Baume-Schneider, pas takimit të pestë të tryezës së rrumbullakët, që u mbajt në Bernë.

Këto masa synojnë të përballen me rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve për shëndetësinë, në një kohë kur qytetarët zviceranë po përballen gjithashtu me rritjen e primeve të sigurimit shëndetësor.

Gjashtë masa për uljen e shpenzimeve përfshijnë rritjen e transparencës së çmimeve të pajisjeve mjekësore dhe nxitjen e trajtimit ambulator, i cili zakonisht është më pak i kushtueshëm se sa trajtimi me qëndrim në spital.

Po ashtu, dy organizata do të vlerësojnë tarifat e shërbimeve ambulatore në shkallë të gjerë dhe gjatë një periudhe të caktuar.

Kjo do t’u mundësojë kantoneve të monitorojnë ndryshimet e çmimeve gjatë kalimit nga trajtimi spitalor në atë ambulator.

Ministrja Baume-Schneider i cilësoi këto masa si pragmatike, duke theksuar se ato nuk rrezikojnë sigurinë e pacientëve apo cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments