BallinaPolitikKryeministri Kurti Pranoni Ambasadoren e Re të Holandës, Astrid de Vries

Kryeministri Kurti Pranoni Ambasadoren e Re të Holandës, Astrid de Vries

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Astrid de Vries, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj.

Në këtë takim, Kurti ka diskutuar për synimet e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Holandës, duke përfshirë fushat e energjisë së ripërtëritshme dhe bujqësisë.

Ai theksoi se janë duke punuar për përmbylljen e negociatave për marrëveshjen e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave. “Po punojmë që sa më parë të përmbyllim negocimin, ta nënshkruajmë e më pas ratifikojmë, marrëveshjen për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave”, tha Kurti.

Në këtë takim të parë mes Kurtit dhe ambasadorës së re, u diskutua gjithashtu për konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, me qëllim të rritjes së bashkërendimit strategjik.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim janë shqyrtuar edhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri, duke përfshirë hekurudhat, digat, si dhe reformat në administratën publike, arsim dhe drejtësi.

Kurti theksoi se Kosova e çmon mbështetjen e vazhdueshme të Holandës dhe e vlerëson rolin e saj thelbësor në lidhje me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe proceset e tjera integruese euro-atlantike.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për kontributin e Holandës në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar se Kosova është e gatshme të avancojë ndërveprimin në fushën e mbrojtjes.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments