BallinaShowbizZanfina Ismaili Reagon ndaj Vrasjes së Arlinda Sylaj - Zekajt: Thirrje për...

Zanfina Ismaili Reagon ndaj Vrasjes së Arlinda Sylaj – Zekajt: Thirrje për Dorëheqje të Kryeprokurores

- Advertisement -

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj lidhur me vrasjen e Arlinda Sylaj – Zekajt, duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeprokurores.

Në një postim në InstaStory, artistja ka ndarë një imazh që lidhet me ngjarjen, së bashku me letrën e Arlindës drejtuar kryeprokurores, duke e shoqëruar me një thirrje të qartë. “Dorëheqje, kryeprokurore jep”, shkruan Zanfina, duke iu bashkuar reagimeve që kanë pasuar pas këtij rasti.

Në letrën e publikuar, Arlinda kërkon marrjen urgjente të masave ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre.

Ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe rrezikun që pretendon se i kanoset. “Urgjentisht marrjen e masave ndaj zyrtarëve që kanë dështuar rëndë… dhe rreziku për jetën teme të jetë ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit”, thuhet në një pjesë të letrës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments