Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur thirrjet për pesë skema bursash, të cilat kanë si qëllim ofrimin e mbështetjes financiare për studentët.
Sipas njoftimit, bursat përfshijnë kategori të ndryshme të studentëve, si në universitetet publike në Kosovë, ashtu edhe ata që ndjekin studimet jashtë vendit. – Bursa elitare për studentët e universiteteve publike (baçelor dhe master) dhe studentët me aftësi të kufizuara – 1000 euro; – Bursa për vajza në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) – 1000 euro; – Bursa për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – 1000 euro; – Bursat për studentët e nivelit baçelor jashtë vendit – deri në 5000 euro; – Bursat për studentët e nivelit master jashtë vendit – deri në 7000 euro.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
