Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se sot do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme duke filluar nga ora 16:00.
Kjo seancë është thirrur pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, në pasojat e tragjedisë së vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës. “Vrasja e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësia institucionale, parandalimi i dhunës në baza gjinore dhe mbrojta e jetës së grave”, është pika e vetme e rendit të ditës për këtë seancë të jashtëzakonshme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
