BallinaPolitikAksion Simbolik për Arlinda Sylaj-Zekaj para Qeverisë së Kosovës

Aksion Simbolik për Arlinda Sylaj-Zekaj para Qeverisë së Kosovës

- Advertisement -

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka bërë të ditur se sot në orën 13:30 do të organizojë një aksion simbolik përpara Qeverisë së Kosovës, me qëllim që të adresojë rastin e tragjik të vrasjes së Arlinda Sylaj-Zekaj.

Sipas njoftimit, ky aksion do të shoqërohet edhe me një konferencë për media.

Arlinda Sylaj-Zekaj, e cila humbi jetën të dielën në mbrëmje nga kunati i saj, kishte paralajmëruar tri ditë përpara ngjarjes institucionet për rrezikun që i kanosej jetës.

Ajo kishte dërguar një letër prokurores në Pejë, në të cilën kërkonte me urgjencë marrjen e masave ndaj atyre që, siç kishte theksuar, kishin dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre për të mbrojtur jetën e saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments