Vrasja e gruas në Pejë ka shkaktuar një tronditje të thellë në vend, duke nxitur reagime të shumta nga figura shtetërore dhe nga bota e artit e kulturës.
Aktori dhe producenti i njohur, Shkumbin Istrefi, ka shprehur indinjatën e tij për neglizhencën e organeve të drejtësisë.
Reagimi i tij erdhi pas njoftimit se e ndjera kishte kërkuar masa paraprake në Prokurorinë e Pejës më 22 tetor. “I tmerrshëm rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt.
Viktima e ka paralajmëruar rrezikun për jetë në organet e drejtësisë.
Nuk po mund ta kuptoj si mund të bëhen këso lëshime.
A është e mundur që jemi kaq të papërgjegjshëm?
Shokante.
Tmerr.
Ndjese pas Arlinda,” shkroi aktori Istrefi.
Përveç tij, një mori figurash të tjera kanë shprehur reagime për këtë rast që tronditi Kosovën.
Arlinda Zekaj humbi jetën të dielën, më 25 tetor, pas goditjes me një mjet të mprehtë nga ai që dyshohet të jetë kunati i saj, i cili është në arrati.
Vetëm dy orë përpara, e ndjera kishte raportuar në polici për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, i cili u ndalua nga organet e rendit për 48 orë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
