BallinaSportJose Mourinho Kthehet në Camp Nou me Një Fitore Epike ndaj Barcelonës

Jose Mourinho Kthehet në Camp Nou me Një Fitore Epike ndaj Barcelonës

- Advertisement -

Jose Mourinho e ka kthyer sërish El Clasicon në teatrin e tij personal.

Trajneri portugez i Real Madridit shpërtheu në festë kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 87-të, duke vulosur fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në Spotify Camp Nou.

Momenti më i spikatur erdhi pranë bankinave, ku Mourinho u ul në gjunjë, shtrëngoi grushtat dhe nxori gjuhën, duke festuar në mënyrë demonstrative pas golit vendimtar.

Kjo skenë mori vëmendjen e kamerave, në paraqitjen e tij të parë në këtë stadium që nga rikthimi në përballjet me Barcelonën.

Edhe më epik ishte momenti kur pas festës, Mourinho u ndal dhe vetëm e shikonte tërë stolin e katalunasve, ku disa prej tyre edhe nisën të qeshnin me reagimin e “Special One”.

Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që trajneri portugez shkaktonte polemika në Camp Nou.

Në prill të vitit 2010, kur drejtonte Interin, ai festoi kualifikimin e skuadrës italiane në finalen e Ligës së Kampionëve pikërisht në këtë stadium.

Festa e tij u ndërpre nga aktivizimi i ujitësve të fushës.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments