Një fondacion i ri në Zvicër u bën thirrje pensionistëve që nuk kanë nevojë për të ardhura shtesë, të dhurojnë pensionin e 13-të për organizatat bamirëse që mbështesin të moshuarit, fëmijët dhe të rinjtë në vështirësi.
Fondacioni Chance 13 ka për qëllim, përmes donacioneve vullnetare, të sigurojë ndihmë për ata që po përballen me probleme financiare.
Partnerët e parë të kësaj nisme janë organizatat Pro Senectute dhe Pro Juventute.
Mjetet e mbledhura përmes Pro Senectute do të përdoren për të krijuar një fond që do t’u ofrojë ndihmë të shpejtë të moshuarve në vështirësi financiare, pa procedura të ndërlikuara.
