Lista Studentore ka marrë 51,47 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke u renditur në vendin e parë.
Ndërkohë, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” ndodhet në vendin e dytë me 40,42 për qind të votave, sipas të dhënave të CRTA-s.
Lista “Ivica Daçiq – Faktor stabiliteti” ka arritur të sigurojë 2,20 për qind, ndërsa Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka marrë 1 për qind.
Po ashtu, Koalicioni Shqiptar ka siguruar 0,90 për qind të votave.
Sipas CRTA-s, fletëvotimet e pavlefshme përbëjnë 1,55 për qind.
Këto janë vlerësime të CRTA-s bazuar në rezultatet nga një mostër vendvotimesh, dhe nuk përbëjnë rezultate përfundimtare zyrtare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
