BallinaPolitikKoalicioni Shqiptar Siguron Dy Mandate në Kuvendin e Serbisë

Koalicioni Shqiptar Siguron Dy Mandate në Kuvendin e Serbisë

- Advertisement -

Shaip Kamberi, bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar” në Luginën e Preshevës, ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, ky koalicion ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe është në garë për një mandat të tretë.

Përmes një reagimi, ai njoftoi se koalicioni ka marrë 27.230 vota, të cilat, pas aplikimit të koeficientit prej 35 për qind për pakicat kombëtare, japin një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.

Bartësi i listës e ka cilësuar këtë rezultat si një arritje historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, subjektet politike për bashkimin, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij. “Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”, përfundon reagimi i tij.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments