Aktorja Shota Baraliu ka folur hapur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, duke shpjeguar pa hezitim arsyen që e ka shtyrë të bëhet pjesë e këtij formati televiziv.
Në një intervistë për “Sol”, ajo ka thënë se motivimi kryesor për hyrjen në shtëpinë e famshme ishte çmimi i madh, duke kundërshtuar pretendimet e disa konkurrentëve që e shohin pjesëmarrjen si një eksperiencë të re. “Kur është një artist, sigurisht që ai futet për para.
Nuk është se kam qenë një aktore e harruar që kam dashur të më sillnin në skenë edhe një herë”, shprehet Shota.
Ajo shton se rikthimi në një format të tillë nuk ishte një përpjekje për t’u rikujtuar publikut, pasi, sipas saj, kishte qenë aktive vazhdimisht në skenë. “Sigurisht që është çmimi, ai nuk diskutohet. Është gënjeshtër kur thonë se kam hyrë për eksperiencë.
Për eksperiencë nuk kam hyrë fare, por kam hyrë për çmim”, deklaron ajo.
Shota gjithashtu flet për rëndësinë e parave në kohën e sotme, duke theksuar se për shumë konkurrentë, motivimi financiar është arsyeja kryesore për t’u bërë pjesë e një reality show të tillë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
