Sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku deri në orën 14:00, 20 për qind e qytetarëve të Preshevës kanë ushtruar të drejtën e votës.
Këtë e ka konfirmuar Driton Bilalli, anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, për Tëvë1. “20 për qind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani.
Përveç disa problemeve teknike, gjithçka ka shkuar në rregull.
Qendrat e votimit janë hapur me kohë”, ka thënë Bilalli.
Në këto zgjedhje, subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës janë bashkuar në Koalicionin Shqiptar, me synimin për të garuar së bashku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
