Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në këto zgjedhje, shqiptarët po garojnë në një listë të përbashkët, me qëllimin për të siguruar tri mandate në Kuvendin e Serbisë.
Po ashtu, shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë pjesë e këtij procesi.
Gjatë ditës së sotme, të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo theksoi se kjo ditë është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke ftuar qytetarët që të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë. “Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Dita e sotme është vendimtare, është jetike për të ardhmen, jo vetëm të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, u shpreh Sinani.
Ajo e cilësoi këtë proces gjithashtu si një referendum në vete. “Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, theksoi Sinani.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
