BallinaShowbizPërditësim nga Bes Kallaku për Erjon Vishkullin pas plagosjes në protestë

Përditësim nga Bes Kallaku për Erjon Vishkullin pas plagosjes në protestë

- Advertisement -

Bes Kallaku ka ndarë një përditësim të rëndësishëm lidhur me gjendjen shëndetësore të mikut të tij, Erjon Vishkulli, i cili është plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagram, aktori dhe këngëtari informoi se kishte biseduar me Erjonin mëngjesin e së dielës dhe se, fatmirësisht, ai ndodhet në gjendje më të mirë.

Megjithatë, dëmtimi i rëndë në sy kërkon trajtim më të specializuar jashtë Shqipërisë.

Besi shprehu shpresën se transferimi do të realizohet gjatë ditës, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje dhe janë treguar të gatshëm për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë.

Erjon Vishkulli u plagos gjatë protestës së 24 tetorit, ku, sipas raportimeve, dyshohet se u godit nga një plumb gome.

Ai mori trajtim në Spitalin e Traumës dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments