Bersant Celina ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me një gol dhe një asist në triumfin e tij 3-0 ndaj Al-Kholood.
Al-Ettifaq e arriti këtë fitore të rëndësishme të shtunën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.
Futbollisti kosovar dha kontributin e tij që në fundin e pjesës së parë, kur asistoi për Khalid Al Ghannam, i cili shënoi golin e parë në minutën e tretë shtesë.
Celina vazhdoi me paraqitjen e tij të shkëlqyer edhe në pjesën e dytë, duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 78-të, duke e çuar rezultatin në 3-0. 30-vjeçari e përfundoi ndeshjen si njëri prej futbollistëve më të dalluar në fushë.
