BallinaSportLutfi Dalipi Shënon Golin e Pestë në Superligën e Zvicrës

Lutfi Dalipi Shënon Golin e Pestë në Superligën e Zvicrës

- Advertisement -

Lutfi Dalipi ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera në futbollin zviceran, duke shënuar golin e pestë këtë edicion në kampionat.

Sulmuesi 20-vjeçar realizoi golin e vetëm për Vaduzin në humbjen 2-1 ndaj Servettes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Zvicrës.

Dalipi e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 77-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës, e cila u mposht në udhëtim.

Sulmuesi kosovar e përfundoi ndeshjen, njësoj si bashkëkombësi i tij Liridon Berisha, që gjithashtu luajti për Vaduzin.

Ndërkohë, portieri Leo Besson qëndroi në bankën rezervë te Servette.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments