BallinaPolitikVlerësimi i Brendshëm në Arsimin në Kosovë: Procesi dhe Rëndësia e Tij

Vlerësimi i Brendshëm në Arsimin në Kosovë: Procesi dhe Rëndësia e Tij

- Advertisement -

Gjatë një viti shkollor, organizohen teste të ndryshme për nxënës.

Por, mësimdhënësit nuk përjashtohen nga vlerësimet që u bëhen për punën e tyre.

Ky proces fillon me vlerësimin e brendshëm në shkollën ku ata punojnë.

Të gjitha këto vlerësime lidhen me aktivitetet brenda vitit shkollor. “Komisioni formohet në fillim të vitit shkollor, monitorohet nga drejtori, nga kolegët, nga mësimdhënësit, por është edhe vetëvlerësimi ku mësimdhënësi e vlerëson vetën, ku janë pikët; nën 80 pikë nuk rilicencohen, mbi 80 po. 40 pikë i ka drejtori, 25 pikë është vetëvlerësimi, 25 është nga kolegët dhe 10 nga nxënësit,” tha Sadri Emini, zëvendës-drejtor i shkollës fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Këto teste tashmë kanë përfunduar në aneksin e parë të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Faruk Foniqi, Koordinatori i Cilësisë, shpjegon qëllimin e këtij vlerësimi. “Vlerësimi i brendshëm mat pesë fushat e cilësisë, mes të cilave është edhe mësimdhënia dhe të nxënit, si dhe disa fusha të tjera që janë të rëndësishme dhe pjesë kyçe e çdo shkolle.

Prandaj, ky proces dhe vlerësimi i performancës janë dy tregues se si shkolla dhe niveli kolektiv i saj përfomojnë në këto fusha dhe cilat janë nevojat për ndërhyrje për përmirësim.

Këto dy dokumente janë të nevojshme që shkolla të nxjerrë plane konkrete, të bazuara në dëshmi,” theksoi Foniqi.

Ky proces i brendshëm do t’i nënshtrohen edhe mësimdhënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë. “Këtë vit, meqenëse jemi stabilizuar në procesin mësimor lidhur me integrimin e nxënësve, mësimdhënësit jemi shkrirë në një institucion.

Këtë vit kemi afatin kohor që vlerësimi i brendshëm të përfundojë në pesë fusha të cilësisë.

Përgatitjet kanë filluar dhe deri në fund të muajit mars, fillimi i prillit, procesi do të përfundojë,” tha Visar Osmani, drejtor i shkollës fillore “Emin Duraku” në Fushë Kosovë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka dhënë përkrahje për këtë formë testimi. “Përmes këtij vlerësimi, mësimdhënësit do të kuptojnë nëse kanë ndonjë ngecje, do të kuptojnë se ku e kanë ngecjen dhe do të kenë mundësi, përmes mbështetjes profesionale dhe organizimit të trajnimeve të ndryshme, të përmirësojnë aty ku kanë vështirësi,” deklaroi Vjollca Shala nga SBASHK.

Pas përfundimit të vlerësimit të brendshëm, mësimdhënësit vlerësohen gjithashtu nga jashtë përmes inspektorëve profesional të angazhuar nga Ministria e Arsimit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments