Supermodelet e njohura të Victoria’s Secret, Candice Swanepoel dhe Joan Smalls, kanë ngjallur dyshime për një mundësinë e krizës në miqësinë e tyre.
Kjo ka ndodhur pasi fansat e tyre kanë vënë re se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.
Sipas raportimeve nga media të huaja, dyshimet janë rritur kur në rrjetin social qarkulloi një koment që i është atribuar Smalls, në të cilin ajo shprehej se nuk mund të ishte shoqe me ata që e sulmojnë pas shpine.
Ky koment, që më pas u fshi, thuhet se përmbante kritika për mungesën e respektit dhe shkeljen e besimit pas një miqësie 15-vjeçare, sipas DailyMail.
Megjithatë, asnjëra nga modelet nuk ka konfirmuar publikisht arsyen e përfolur të përplasjeve.
Sipas Daily Mail, të dyja morën pjesë në sfilatën e Victoria’s Secret për vitin 2026, por nuk u publikuan fotografi ku shfaqeshin duke bashkëvepruar.
Një vit më parë, ato kishin bashkëpunuar në një fushatë për markën Anne Klein, ku Smalls e kishte përshkruar Swanepoel si shoqen e saj më të mirë.
Miqësia e tyre ka zgjatur më shumë se një dekadë, duke i parë ato së bashku në evente të rëndësishme të modës dhe duke kaluar pushime, duke krijuar kështu një imazh të njohur të miqësisë në botën e supermodeleve.
Deri më tani, mbetet e paqartë nëse ka një konflikt të vërtetë apo nëse po flitet për spekulime të nxitura nga aktiviteti i tyre në rrjetet sociale.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
