Aktori Eric Dane, i cili na la në moshën 53-vjeçare, kishte vënë re shenjat e para të sëmundjes së sklerozës laterale amiotrofike (ALS) gati një vit përpara se të merrte diagnozën.
Në kujtimet e tij, të cilat do të publikohen më 3 nëntor me titullin ‘My Book of Days: A Memoir of Moments’, ai rrëfen momentin kur e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.
Gjatë një darke me vajzat e tij, Billie dhe Georgia, aktori po hante sushi kur papritur hasi vështirësi në përdorimin e shkopinjve me dorën e djathtë.
Ai ndjeu shpim dhe mpirje në gishta, por fillimisht mendoi se mund të ishte një problem nervor i shkaktuar nga përdorimi i tepërt i telefonit.
Rreth tri javë më vonë, simptoma u përsërit, këtë herë më e rëndë.
Dane tregoi në libër se nuk arrinte më t’i mbante shkopinjtë, duke nisur kështu një periudhë nëntëmujore kërkimesh për të kuptuar shkakun e problemit, deri në diagnostikimin me ALS.
Bashkëshortja e tij, Rebecca Gayheart, tregoi se fillimisht ai kishte hezituar të shkruante kujtimet, veçanërisht për shkak të vështirësive që kishte kaluar me varësinë.
Megjithatë, ajo shprehu mirënjohje që ai e përfundoi librin, pasi vajzat e tyre do të kenë mundësinë ta njohin të atin edhe përmes përvojave dhe mendimeve të tij personale.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




