Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që do të mbahen të dielën, më 25 tetor.
Në mesazhin e saj, ajo thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në votim si dhe nevojën për bashkim politik në mënyrë që shqiptarët të kenë përfaqësim të fortë në Parlamentin e Serbisë. “Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik.
Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim.
Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë”, thekson ajo.
Shiroka-Pula thekson se çdo votë ka rëndësi për mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Ajo e thekson se pjesëmarrja në zgjedhje është një kontribut i drejtpërdrejtë në përfaqësimin politik dhe në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këto tri komuna. “Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!”, përfundon mesazhin e presidentes.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
