Mbështetje Financiare për Studentët e Doktoratës dhe Kërkuesit Shkencorë në Kosovë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka shpallur konkurset për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit, si dhe për programe postdoktorale jashtë vendit.
Sipas njoftimit të ministrisë, mbështetja financiare ofrohet në kuadër të Programit Kombëtar të Shkencës, me qëllim zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, përkrahjen e studiuesve të rinj dhe avancimin e kërkimit shkencor në vend.
Mbështetja do të ndahet në tri skema financiare.
Për studimet e doktoratës brenda vendit parashihet bursë prej 3 mijë eurosh, për doktoratë jashtë vendit 8 mijë e 500 euro, ndërsa për hulumtime postdoktorale jashtë vendit 10 mijë euro.
MASh ka bërë të ditur se për herë të parë po ofron mbështetje të dedikuar për studentët e doktoratës në institucionet vendore. “Ministria synon të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin akademik dhe profesional të gjeneratave të reja të studiuesve, të nxisë përsosmërinë shkencore, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në vend”, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

